Bardhi i kthehet 8 janarit: Në selinë blu gjendej një drejtor i Gardës – ndërhyrja e policisë u vonua
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ndarë disa detaje të reja në një nga emisionet e mbrëmjes – referuar protestës së 8 dhjetorit – duke deklaruar se në selinë blu gjendej një nga gjashtë drejtorët e Gardës së Republikës.
Drejtori i Gardës që ndodhej në selinë blu ishte drejtori i mbrojtjes së personaliteteve.
Më tej, Bardhi është ndalur dhe te komunikimi që ka pasur më zëvendës drejtorin e Policisë së Shtetit.
Ky i fundit është njoftuar nga numri dy i PD-së për të ndërhyrë, pas kërkesës së shumë prej demokratëve që ndodheshin brenda ambienteve të selisë.
Sipas sekretarit demokrat, zyrtari i policisë njoftoi dhe policia po mbërrinte.
Bardhi u ndal në vijim të deklaratës së tij, te komunikimi i radhës me drejtorin e Policisë së Shtetit.
“Pasi kam telefonuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, më ka kërkuar që të dërgoj shkresë zyrtare. E kam njoftuar me mesazh dhe kemi bërë njoftim publik. Më pas ka ndërhyrë policia e shtetit”, nënvizoi sekretari i përgjithshëm.
Duke u ndalur te ndërhyrja e policisë, Bardhi e konsideroi “të vonuar dhe brutale”.
“Së pari policia ishte e vonuar dhe ndërhyrja ishte brutale dhe ka rrezikuar jetën jo vetëm të atyre që ishin jashtë, por dhe atyre që ishin brenda godinës. Ne që ishim brenda nuk dinim ku të shkonim, pasi kishte shumë gaz”, ravijëzoi më tej sekretari demokrat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Qendrat italiane në Shqipëri, Medihospes fiton kontratën e 133 milionë eurove
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE