Shqipëria

Basha takim me operatorët turistikë në Durrës, plani ynë prioritet kombëtar


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e enjte, zhvilloi një bashkëbisedim me bizneset turistike në Durrës. Ai ka shpjeguar planin për turizmin.

Basha u shpreh se turizmi do të ketë vendin kryesor në programin e PD-së për arsyen e thjeshtë se ai ka një impakt në shumë fusha duke filluar që me ekonominë.

Kryetari i PD-së ishte i pranishëm në takim bashkë me dy ekspertët hartues të planit.

Sipas Bashës, i gjithë plani i tij do të jetë një angazhim i zbatueshëm.

Synimi kryesor  i programit ishte që industria e turizmit  të ketë një rritje nga tetë në dhjetë %, këtu  nuk përfshihen agjencitë e udhëtimit.

“Kjo rritje do të sjellë dhe dyfishimin e të punësuarve në  këtë sektor”, theksoi Basha.

Instrumentet e këtij plani vërtiten rreth planit ekonomik, ku taksa e tvsh-së 6% do të jetë e unifikuar për të gjithë.

‘Me planin tonë një pjesë e madhe e investimeve publike do të shkojnë drejtpërdrejt në ndihëm të turizmit qoftë kjo në planin e infrastrukturës rrugore furnizimin me ujë të pijshëm me energji të pandërprerë dhe në të gjitha aspektet e tjera të cilat janë të domosdoshme për të siguruar një sezon turistik normal dhe një sezon turistik që shkon përtej gjatësisë aktuale”, shpjegoi Basha.

Basha u shpreh se kjo nuk është një parullë por, prioritet kombëtar i shoqëruar me masa konkrete ligjore.

Menaxhimi i bregdetit ,  ulja e sigurimeve ne 18% , dhe ulja e çmimit të karburantit 240 lekë për litër, sipas kryetarit të PD-së janë 3 hapa që do të ndihmojnë  ekonominë shqiptare.

Financimin më të shumtë do ta kenë investimet me tipologji të reja të pa eksploruara më parë.

Më herët Basha ishte shprehur se do të kishte anagzhim për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike: bregdetare, malore, rurale, kulturore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore