Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të martën e 11 janarit ka emëruar drejtorët e ekzekutivit lokal.
Kjo është bërë e ditur nga njoftimi i kësaj komune, në të cilën thuhet se nga gjithsej 13 drejtori, Totaj ka emëruar 11 drejtorë.
Aty theksohet se në krye të drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës do të jetë Luljeta Veselaj-Gutaj, Drejtoria e Shërbimeve Publike do të udhëhiqet nga Çelë Lamaj, ajo e Administratës nga Edin Shehu, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor nga Pranverim Berisha, Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë nga Senxhar Karamuço.
Po ashtu, Drejtoria e Shëndetësisë do të udhëhiqet nga Burbuqe Berisha, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga Bexhat Bytyqi, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të ketë në krye Lirija Bytyqi, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga Adem Morina, Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga Vjollca Kabashi, dhe Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë nga Ramize Shala.
Dy drejtorët e tjerë do të emërohen në ditët në vazhdim, sipas njoftimit të Komunës.
Ndërsa, Totaj të hënën e 10 janarit ka filluar me emërimet në pozita politike.
Të hënën, ish-deputeti dhe ish-ministri Kujtim Gashi, që aktualisht është nënkryetar i degës së PDK-së, është emëruar nënkryetar i Komunës së Prizrenit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka lidhur marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën, të cilat subjekte në ekzekutiv përfaqësohen me nga tre drejtorë secila.
Më gjashtë dhjetor, kryetari i ri i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj nga Partia Demokratik e Kosovës, ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e të parit të kësaj komune.
Përmes një ceremonie solemne, Kryetari i deritanishëm i Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje i kishte dorëzuar detyrën kryetarit të ri Totaj.
Votat e hedhura në kutitë e votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të dielën e 14 nëntorit në Komunën e Prizrenit fitues e nxorën, kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.
Kështu bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Totaj me një diferencë prej 1 mijë e 75 vota e la pas kundër kandidatin e tij, Mytaher Haskuka.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE