Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, është ankuar se eurodeputetja që është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, po raporton gjithçka që mundet për Serbinë, derisa asnjëherë nuk po flet për gjendjen e serbëve në Kosovë.
Sipas Brnabiç, Von Cramon duhet të tregojë në Bashkimin Evropian se si serbët qenkan të rrezikuar në territorin e Kosovës.
Brnabiç komentoi për Von Cramon në emisionin televiziv “Hit Tvit” në TV Pink, kur nga prezentuasja iu lexua qëndrimi i politikanes gjermane për situatën e tenistit Novak Gjokoviç, për të cilin Von Cramon tha se s’duhet të lejohet të futet në Australi, njëjtë sic nuk do lejohej askush që nuk është i vaksinuar.
“Epo kjo flet mjaftueshëm për të dhe për ata që janë krenarë me ta”, tha Brnabiç, derisa shtoi se ata që kritikojnë Gjokoviçin, kanë kritikuar Serbinë.
Brnabiç, njëjtë siç politikanët serbë e kanë zakon të bëjnë, e ka lidhur ngjarjen e Gjokoviçit me qëllime politike. Megjithatë, duke dashur të mos shkaktojë ndonjë çarje raportesh me australianët, ajo tha se s’ka të bëjë me raportet mes dy shteteve, por me fushatën e brendshme në Australi, meqë janë në prag zgjedhjesh.
Von Cramon nuk është e vetmja që ka folur hapur kundër trajtimit të veçantë që po pretendohet t’i bëhet Gjokoviçit.
Shumë personalitetet ndërkombëtare janë bërë pjesë e debatit rreth lejimit, apo jo të Gjokoviçit në Australian Open, përkundër se ai refuzon të vaksinohet.
Një fitore eventuale e tij në gjyq kundër qeverisë australiane, do të ishte një shtysë e mirë për lëvizjet anti-vaksinë në fushatën e tyre kundër vaksinimit masiv.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen
-
Mujanoviç: S’ka asnjë argument logjik, ligjor apo politik për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës
-
“Borrell i vendosi masa Kosovës pa një vendim të Këshillit Evropian, ndërsa tash kërkon konsensusin e 27-të vendeve anëtare”
-
Nëntë persona të tjera pranohen në procesin gjyqësorë ndaj ish krerëve të UÇK-së
Lajmet kryesore
-
Kearns bën thirrje të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen