Protesta e zhvilluar mesditën e 8 janarit në oborrin e Partisë Demokratike, për të nxjerrë nga selia e për të hequr nga karrigia kryetarin e demokratëve, Lulzim Basha, mori vëmendjen e plotë mediatike në Shqipëri.
Por, të interesuara mbi ndodhitë brenda kampit opozitar, ishin edhe mediat e huaja, të cilat kanë shkruar për zhvillimet e fundit në Tiranë.
Gjigandi britanik, “The Guardian”, e ka vendosur protestën e Sali Berishës në ballinat e lajmeve kryesore të botës.
“Shqipëri: Policia shpërndan protestuesit brenda partisë së opozitës me gaz lotsjellës”.
Kështu e titullon lajmin e përditshmja britanike, e cila përqendrohet më shumë tek veprimi policor ndaj protestuesve.
Më pas, aty përshkruhet gjithë situata e krijuar në PD dhe thirrjen e protestës nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Me detaje, “The Guardian” përshkruan vendosjen e hekurave në dyert e selisë blu dhe tentativat e demonstruesve për të hyrë brenda godinës.
Thuajse në të njëjtën linjë edhe media informative evropiane “Euronews”. Sërish, ngjarja ku përqendrohet shkrimi është ai i përleshjes mes policisë dhe protestuesve.
Në të përshkruhen po ashtu thirrjet e Berishës për largimin e Bashës dhe incidentet mes dy kampeve opozitare.
Për median amerikane “ABC News”, me rëndësi ka qenë përshkrimi i mësymjes së mbështetësve të Berishës drejt selisë së Partisë Demokratike.
Amerikanët po ashtu reflektojnë edhe lajmet lokale, ku tregohet numri i të arrestuarve pas protestës dhe ngjarjet brenda partisë.
Në një linjë më të ndryshme, është media e Katarit, “Al Jazeera”, e cila ka si titull “duelin” brenda opozitës në Shqipëri, për lidershipin e partisë.
Sërish, zë vend kryesor fakti se forcat policore kanë ndërhyrë në shpërndarjen e protestuesve.
E njëjta linjë shkon edhe për agjencinë e lajmeve “Reuters” dhe media të tjera botërore.
Sakaq, protesta e thirrur nga Berisha – e paprecedente në llojin e saj – shkaktoi trazira të shumta, duke lënë një pjesë të mirë të godinës së demokratëve të shkatërruar.
Përtej këtij fakti, demonstruesit nuk arritën të nxirrnin nga selia kreun e partisë, Lulzim Basha, i cili këtë akt të radhës të Berishës, e quajti si ndarjen e tij përfundimtare nga PD-ja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Euro pranë rënies nën 100 lekë, çfarë pritet?
-
Arsimi është tkurrur, bie me 3.7% numri i nxënësve dhe studentëve në vitin e fundit akademik
-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset