Shqipëria

Përmbytje në Vlorë, reshje pa ndërprerë


Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur mbrëmjen e 10 shkurtit, kanë shkaktuar përmbytje në disa lagjje të qytetit të Vlorës.

Bëhet e ditur se ka prezencë të madhe uji në këto zona: Zona e Skelës, lagjja “Kushtrimi”, lagjja “Pavarësia” dhe lagjja “28 Nëntori. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi për qarkullimin e banorëve të këtyre zonave. Ata kanë sjellë vështirësi edhe trafik të mjeteve rrugore.

Duke qenë se edhe gjatë ditës së sotme (11 shkurt), reshjet vazhdojnë intensive, niveli i ujit është rritur edhe në disa rrugë të këtij qyteti ka shkuar deri në 50 centimetra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore