Aksionet e kompanisë kineze të pronave, Evergrande, u rritën pas rifillimit të tregtimit në Hong Kong.
“China Evergrande Group” është kompania e dytë më e madhe për shitjen e pronave në Kinë.
Kjo kompani, e cila u godit nga kriza ekonomike, edhe pse me borxhe të mëdha, kishte pezulluar aksionet e saj, të hënën, në pritje të publikimit të “informacioneve të brendshme”.
Kompania deklaroi se shitjet e saj për vitin 2021 ranë me 39%, nga një vit më parë, pra në 69.5 miliardë dollarë.
Evergrande njoftoi se kishte urdhëruar prishjen e 39 ndërtesave në ishullin Hainan.
Ndërtesat, të cilat do të preken nga prishja, janë vetëm ato të ishullit të luleve, Hainan, dhe jo parcela të tjera toke.
Gjithashtu ngritën dhe shqetësime për gjendjen financiare të firmës.
“Në lidhje me situatën aktuale të likuiditetit të kompanisë, kompania do vazhdojë të mbajë në mënyrë aktive komunikimin me kreditorët, të përpiqet të zgjidhë rreziqet dhe të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime të të gjitha palëve”.
Evergrande ka më shumë se 300 miliardë dollarë borxh.
Ata po përpiqen të mbledhin para, duke shitur asete dhe aksione për të shlyer furnitorët dhe kreditorët.
Javën e kaluar, kompania nuk ka bërë pagesat e interesit për detyrimet e saj offshore.
19 miliardë dollarët e saj në detyrimet ndërkombëtare u konsideruan të mospaguara nga agjencitë e vlerësimit, pasi kaloi afati i pagesës, muajin e kaluar.
Kompania ka tërhequr gjithashtu planet për të shlyer investitorët në produktet e saj të menaxhimit të pasurisë.
Aksionet e Evergande-s kanë humbur pothuajse 90% të vlerës së tyre, vitin e fundit.
Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE