Gjysmë milion qytetarë kanë nënshkruar një peticion për t’i anuluar titullin “kalorës”, ish-kryeministrit britanik Tony Blair.
Sir Tony Blair është emëruar nga Mbretëresha si Shoqërues Kalorës i Urdhrit Më Fisnik të Garterit.
Ky i fundit është titulli më i vjetër britanik i kalorësisë që akordohet.
Peticioni Change.org, i ngritur tri ditë më parë, të hënën e 3 janarit arriti 500 mijë nënshkrime.
Një deklaratë në faqen e internetit nënvizonte se “Blair shkaktoi dëme të pariparueshme si për kushtetutën e MB-së dhe për strukturën e shoqërisë së vendit”.
“Ai ishte përgjegjës për shkaktimin e vdekjes të panumërta të civilëve të pafajshëm dhe ushtarakëve në konflikte të ndryshme. Vetëm për këtë ai duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës”, ishte njëri prej komenteve.
Nënshkruesit, ndërkaq, i kanë bërë një lutje kryeministrit Boris Johnson.
Johnson, sipas tyre, duhet t’i kërkojë Madhërisë së Saj që t’i hiqet nderimi ish-kryeministrit.
Tony Blair, 68 vjeç, udhëhoqi Laburistët e Rinj drejt një fitoreje dërrmuese në vitin 1997.
Fitoret pasuan dy zgjedhje të përgjithshme përpara se të largohej nga Westminster një dekadë më vonë.
Ai ishte kryeministër gjatë pushtimeve ushtarake aleate në Irak dhe Afganistan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’