Burrel: Qëlluan me automatik në ajër natën e ndërrimit të vitit/ Arrestohet një 42-vjeçar, procedohet penalisht një tjetër
Policia e Matit, mbrëmjen e ndërrimit të viteve ka arrestuar një 42-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 21-vjeçar, pasi kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër pranë banesës së tyre.
“Rreth orës 00.20, datë 01.01.2022, në lagjen ‘Drita’ Burrel, Policia ka dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Këta të fundit kanë shoqëruar në Komisariat shtetasit G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimii 42-vjeçarit dhe procedimi penal në gjendje të lirë i 21-vjeçarit.
Ndër të tjera Policia sekuestroi armën e zjarrit automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe tre gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Vendvotimet u hapën në kohë – nuk raportohet për asnjë parregullsi
-
Ligji i ri i tatimeve për profesionet e lira është i drejtë, sipas FMN
-
Gjenerali ukrainas Skibitsky: Tani nuk mund të fitojmë, kështu që Evropa është në rrezik
-
30% e shqiptarëve jetojnë në kushte të vështira