Borussia Dortmund-i i ka vendosur ultimatum Erling Haaland-it për të njoftuar mbi të ardhmen e tij.
Sulmuesi norvegjez është i lidhur me disa skuadra të mëdha evropiane si Real Madrid-i, Barcelona, Mancehster City dhe Manchester United.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, marrëveshja aktuale mes Haaland-it dhe Dortmund-it përfundon në 2024, por ai ka një klauzolë lirimi këtë verë.
Në bazë të klauzolës, Haaland-i mund të largohet për shifrën e 75-90 milionë eurove në verë. Një shifër e ulët në krahasim me tregun aktual, ku çmimi i kartonit të tij pretendohet të jetë mbi 150 milionë euro.
Ndaj, Dortmund-i po ia bën të qartë sulmuesit, se brenda fundit të shkurtit ai duhet të vendosë për të ardhmen e tij.
21-vjeçari deri më tani është paraqitur në 79 takime me verdhezinjtë. 76 gola dhe 27 asiste mbajnë emrin e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit