Sport

Marcelo e mendon pensionimin dhe realizimin e ëndrrës


Marcelo vendosi të qëndrojë te Real Madrid-i, edhe pse ai e dinte që e ka humbur vendin e titullarit dhe se nuk do të ketë shumë minuta në klub, ai përsëri vendosi që të qëndrojë.

Ka kohë që ai ka thënë se te Real Madrid-i do të qëndrojë deri në fund.

Dhe fundi vjen në verën e vitit 2022, kur edhe kontrata e tij me Real Madrid-in vjen në një fund.

Edhe pse ende 32 vjeç, Marcelo ka vetëm një ëndërr – që të pensionohet te Real Madrid-i.

Zëra brenda Valdebebas, qendrës stërvitore të Real Madrid-it, thonë se Marcelo po mendon që t’i varë këpucët në gozhdë në fund të sezonit.

Kapiteni i Real Madrid-it, e ka thënë dhe vazhdon ta thotë që nuk dëshiron të luajë në ndonjë klub tjetër përveç madrilenëve.

“Santiago Bernabeu” konsiderohet si shtëpija e tij e dytë dhe aty ai synon të vazhdojë edhe pas pensionimit.

Klubi i ka premtuar një rol në bordin drejtues, kur ai të varë këpucët.

Marcelo debutoi me Real Madrid-in në vitin 2007, dhe pas 15 viteve duket se aventura e tij si lojtar i madrilenëve po vjen në fund.

Marcelo ka fituar 22 tituj deri tani me Real Madrid-in, dhe dy tituj tjerë do ta bënin atë lojtarin më të trofeshëm në histori të klubit mbretëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore