Twitter është medium social që gjeneron statuse, fotografi, video, debate, replika por nuk para të gjezdis të lexosh tweet-in e parë që të vjen në mendje.
Protagonist i kësaj situate ishte Philip O’Keefe, një 62-vjeçar nga Australia i diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS) – sëmundja e Stephen Hawking që shkakton paralizë.
Tanimë ai është në gjendje të komunikojë mendimet me të tjerët pa përfshirë aktivitetin e muskujve.
Të enjten, ai publikoi një postim në mediat sociale “duke përdorur vetëm mendimin e drejtpërdrejtë”.
Njoftimin e bëri pikërisht kompania që ia bëri të mundur këtë, Synchron.
no need for keystrokes or voices. I created this tweet just by thinking it. #helloworldbci
— Thomas Oxley (@tomoxl) December 23, 2021
“E krijova këtë tweet vetëm duke e menduar”, shkruhet në statusin e postuar nga CEO i Synchron, Thomas Oxley.
Sipas kompanisë, ‘tweet-i i parë me mendim të drejtpërdrejtë’ u krijua me valë nga truri i O’Keefe.
Pas paralizës progresive të shkaktuar nga ALS-ja, australiani kishte një ndërfaqe kompjuteri të quajtur “Stentrode” të instaluar në trurin e tij.
Implanti, “i projektuar për t’u mundësuar pacientëve të kontrollojnë pa tel pajisjet digjitale përmes mendimit”, u fut përmes venës jugulare për të shmangur shpimin në kafkë.
“Tani, unë thjesht mendoj se ku dua të klikoj në kompjuter dhe mund të dërgoj e-mail, të blej dhe tani t’i dërgoj mesazhe botës përmes Twitter”, citoi kompania nga mendimet e O’Keefe.
Sipas tij, sistemi “surprizues” kërkon praktikë – si të mësosh të ngasësh një biçikletë – “por sapo ia merr dorën, të vjen natyrshëm”.
Burri, megjithë paralizën e dobët, tani është në gjendje të angazhohet në aktivitete të pavarura dhe të rilidhet me botën, pretendon Synchron.
Kompania planifikon të zhvillojë më tej ndërfaqen e kompjuterit të trurit në një studim njerëzor në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Terrorizohet Durrësi/ 40-vjeçari mban peng dy fëmijët e mitur dhe qëllon ndaj RENEA-s, arrestohet
-
Bislimi kërkon nga ministri hungarez të trajtohet aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE
-
Putin: Negociatat e paqes marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve të përfshira
-
Picula: Serbia dëshiron të kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin në Mal të Zi e Bosnje-Hercegovinë
Lajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi