Arben Duka ose “Duka” i pakurorëzuar i poezisë ndërroi jetë të martën e 14 dhjetorit në moshën 64-vjeçare.
“Esenca e artit është poezia” shkruante Heidegger edhe pse filozofi që fshihej pas poezisë mbartte më shumë vlerë se projektimi subjektiv i vargjeve.
Poeti shqiptar mori pjesë në tekstshkrimin e rreth tre mijë këngëve.
Ai është nderuar me dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor.
Një ndër cilësitë e tij më dalluese ishte dhe shkrimi i vargjeve humoristike dhe satirike.
Kujtojmë që Duka ishte autor i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit.
Jetëshkrimi
Arben Duka u lind më 5 dhjetor të vitit 1957 në Labovë të Gjirokastrës.
Ai përfundoi Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Disa nga titujt e librave të tij janë: Nektari i këngëve; Njëmijë puthje; Ç’të bëj me fjalën?; Letra dashurie-në pesë libra të veçantë; Unë isha një i vetëm; Intervistat e Kaso Kosës; Vetëm ty të kam; Gjiri i Virgjëreshës i botuar gjashtë herë; Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë; Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë; Grek o grek kokë goricë-satirë; Rroj se nuk vdes dot; Labovë moj Labovë-poemë; Kristale të thyer; Dashuria është abstrakte; Aromë vajze; Heroi i dashurisë; Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun; Vipa dhe rripa-humor dhe satirë; Taksidarët e gjakut-satirë;Njeriu me bllok; Aliu dhe Saliu.
Arben Duka është dekoruar si “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i Veteranëve të Luftës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hapet së shpejti në Gjirokastër filiali i Universitetit publik në distancë të Spanjës, njofton Manastirliu
-
Gazetarët në protestë para Kuvendit për lirinë e shtypit
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Operacion antidrogë në Tiranë: Lëshohen 30 urdhërarreste, sekuestrohen mbi 3 kg kokainë
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Gazetarët në protestë para Kuvendit për lirinë e shtypit