Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se me figurën e tij, Partia Demokratike e ka të sigurt rikthimin në pushtet, si një thirrje e brendshme e demokratëve, e cila po zgjerohet dita ditës.
Gjatë një interviste televizive, Berisha ka theksuar se ai “nuk ka dështuar në asnjë rikthim dhe ka pasur vetëm rikthime të suksesshme në jetën e tij”.
Madje, jo vetëm kaq, por Berisha nënvizoi se ai do të rikthejë edhe marrëdhëniet më serioze me SHBA-të.
Pavarësisht faktit se ai është shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit, ai u ndje i sigurt kur e pohoi këtë, por e shmangu pyetjen nëse këtë gjë do ta bënte edhe nëse në Shtëpinë e Bardhë do të jetë administrata Biden, e cila bëri përcaktimin ndaj tij.
“Do të vendos partneritetet më serioze me Bashkimin Evropian, me vendet anëtare në NATO. Sigurisht, edhe me SHBA-të”, tha Berisha.
Shkarkimi ceremonial i Bashës
Një pikë tjetër e prekur nga Berisha, ishte edhe Kuvendi i thirrur nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, më 18 dhjetor.
Sipas tij, data 18 dhjetor, do të jetë data e shkarkimit ceremonial të kreut të demokratëve.
Për Berishën, kjo do të vijë si pasojë e respektimit të pakushtëzuar të vullnetit të anëtarësisë demokrate. Pas këtij vendimi, sipas Berishës, Basha do të jetë thjesht një deputet i PD-së.
Ndërsa ai, nuk e kurseu sërish ta përmendë faktin se për të, Basha edhe sot nuk është kryetar, pasi ai është shkarkuar nga posti i tij, në Kuvendin e thirrur prej Berishës më 11 dhjetor.
Ndër të tjera, ish-kryedemokrati ka theksuar se “revolucioni i tij, nuk pyet” dhe se “i trembur, nuk është vetëm Basha, por edhe Edi Rama”.
“Ajo që po ndodh e tmerron Edi Ramën. Njeriu që ka humbur gjumin dhe qetësinë. Nuk është vetëm pengu i tij, por është pengmarrës Rama. Kjo është një lëvizje absolutisht më e fuqishmja në historinë e këtij vendi që drejtohet e tëra kundër diktaturës së bazuar në drogën, krimin, korrupsionin”, vijoi Berisha.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
A do jap Taravari dorëheqje ashtu siç premtoi para zgjedhjeve?