“Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta”.
Ku ishte mesazhi që dha Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, për sa i përket Ditës së të Drejtave të Njeriut.
Më tej në median socialë Twitter, nga Ambasada theksohet se, “Demokracia nuk është vetëm një sistem qeverisjeje. Është mekanizmi që u mundëson të gjithë qytetarëve të shprehen pa frikë”.
Ndër të tjera në këtë Ditë, ambasada vijon se, “si partnerë dhe aleatë, ne ripërtërijmë përpjekjet tona për të mbrojtur të drejtat e çdo individi dhe komuniteti”.
Te kjo e fundit ajo përfshin, “adresimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për format e rrënjosura të diskriminimit që prekin njerëzit më të cenueshëm në shoqëri duke përfshirë gra dhe vajza, popuj indigjenë, njerëz me origjinë afrikane, persona LGBTI, emigrantë dhe persona me aftësi të kufizuara”.
(1/2) On #HumanRightsDay, as partners and allies, we renew our efforts to protect the rights of every individual and community. This includes addressing and finding solutions for deep-rooted forms of discrimination that affect the most vulnerable people in societies…
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 10, 2021
Demokracia, sipas ambasadës ka të bëjë me lejimin e shtypit që të sfidojë ata që janë në pushtet dhe të ndriçojë aty ku është më e nevojshme.
“Ajo u jep qytetarëve të drejtën e shprehjes fetare dhe mbështet ekzistencën e një gjyqësori të pavarur”.
Në përfundim të mesazhit, “Demokracia synon të nxjerrë në pah dhe të mbrojë këto vlera të përbashkëta që mbështesin shoqëritë demokratike”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
Salianji akuzon SHISH-in se po përdoret, thotë se ka kthyer përgjigje “për t’u tallur” në Komisionin e TIMS
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës