Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, foli për mediat pas ndeshjes së humbur në shifrat 5-0 përballë Laçit. Ndeshja u luajt për javën e 11 të Abissnet Superiores.
42-vjeçari e ka vënë theksin te loja e dobët e ekipit te tij. Sipas tij, skuadra nuk tregoi karakter në fushën e lojës dhe disa lojtarë nuk e kanë kuptuar se çfarë kërkon Dinomo nga ata.
“Mendoj se Dinamo nuk tregoi karakter. Është e vërtetë që pas 1-0 patëm mundësi të barazonim, në momentin kur po bënim trysni të porta kundërshtare, u goditëm me golin e dytë”, tha Shkembi.
“Pastaj ishte si fotokopje e ndeshjes me Tiranën, ekipi nuk tregoi karakter dhe tregoi që dorëzohemi shpejt. Ky ishte problemi”.
“Nuk jam nga ata që mund të flas për futbollistët, por sot është e qartë që golin e parë e dhuruam, dhe nëse nuk ke karakter të luftosh nga sulmuesi te lojtari i fundit, është e vështirë”.
“Kjo në këtë moment zgjidhet duke marrë përgjegjësinë e duke qenë të përgjegjshëm të gjithë. Të paktën sot duhet të kërkojmë falje klubit, presidentit e tifozëve se ishte e turpshme”.
“Nëse secili merr përgjegjësitë e duhura… Nëse në ndeshje japim sa stërvitemi çdo ditë, mendoj se nuk do të ishin e nuk do të jenë këto rezultate”.
“Karakterin ose e ke, ose jo, por në futboll duhet ta kesh se ndryshe turpërohesh ashtu siç ndodhi sot”.
“Në ndeshjen e ardhshme është ndaj Teutës, kalendari sa vjen e vështirësohet, por e them që nëse nuk ndryshojmë karakterin, do të kemi probleme”.
“Por jam me shpresë që kemi karakterin e duhur që ta kuptojmë që duhet të ndryshojmë. Ndoshta ka lojtarë që akoma nuk e kuptojnë se çfarë kërkon ky klub e për çfarë është investuar”, përfundoi tekniku i kryeqytetasve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë