Tremujori i tretë i këtij viti shënon një rritje të konsiderueshme të dhënies së lejeve të ndërtimit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Referuar një raporti të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi lejet e ndërtimit, shifrat shënojnë një rritje prej 68.7 për qind.
Në tremujorin e tretë të vitit 2021 janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 262 leje të miratuara në tremujorin e tretë të vitit 2020.
Sakaq, rritja është vënë re edhe në sipërfaqen e lejeve të miratuara të ndërtimit për ndërtesat e reja.
Në tremujorin e tretë të këtij viti, kjo sipërfaqe është 564 mijë e 266 metra katrorë, nga 397 mijë e 947 metra katrorë të miratuar në tremujorin e tretë të vitit 2020.
Çka rezulton në një rritje prej 41.8 për qind.
Sipas INSTAT-it, në tremujorin e tretë të vitit 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 22.5 miliardë lekë.
Dhe kjo ka shënuar një rritje prej 15.2 për qind nga 19.5 miliardë lekë të lejeve të miratuara në tremujorin e tretë të vitit paraardhës.
Sipërfaqen më të madhe e zë Tirana me 434 mijë e 881 metra katrorë e pasuar nga Durrësi me 50 mijë e 939 metra katrorë dhe Lezha me 27 mijë e 665 të tillë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Qendrat italiane në Shqipëri, Medihospes fiton kontratën e 133 milionë eurove
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE