Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, në një intervistë dhënë për Euronews Albania ka thënë se “Nëse ftohem nga Kryeministri Kurti të bëhem pjesë e dialogut, pranoj në pozita vendimmarrëse”.
Tahiri, gjithashtu ka treguar se ka pasur bisedime me qeverinë e Albin Kurti, por se në mënyrë që të përfshihet në dialog, ajo ka kërkuar “pozicion udhëheqës”.
Kjo për arsye se procesi i dialogut , duke qenë një proces kompleks, ajo nuk mund të qëndrojë në pozitë këshilluese.
“E kam bërë me dije se nuk pranoj pozita të këshilltares në këtë proces sepse unë jam një prej liderëve kryesorë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe nuk ndërroj statusin tim nga lideri në këshilltar”, deklaroi ajo për EA.
Ajo ka folur edhe në lidhje me asteriksin që i vendoset emrit të Kosovës si fusnotë.
“Fusnota është bërë si një mjet që vlerëson rezultatet e dialogut gjatë kohës kur unë kam qenë negociatore,” – tha ajo, ndërsa nënvizoi se ka qenë një element i domosdoshëm, falë të cilit Kosova është zyrtarisht në rrugën e integrimeve europiane.
“U desh sepse 5 vende mosnjohëse të pavarësisë do të na pengonin në marrjen e marrëveshjes stabilizim-asocim sepse nuk do ta votonin për shkak të pamundësisë”, ka thënë Edita Tahiri
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qytetarët pankartë në Kuvend, kërkojnë votën e diasporës
-
Bardhi: Keni refuzuar çdo kërkesë të PD për interpelancë me Ramën, Çuçi: S’ka asgjë urgjente
-
Osmani emëron Mentor Latifin ambasador të Kosovës në Zvicër
-
Nëse Asociacioni “këmbehet” me Këshillin e Evropës, atëherë çka do të jap Kosova për njohjen nga Serbia, pyet Tahiri
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Bardhi: Keni refuzuar çdo kërkesë të PD për interpelancë me Ramën, Çuçi: S’ka asgjë urgjente