Kosova

Rezultatet e votave me kusht të 7 komunave të Kosovës


Ilustrim

Ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta, Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të rundit të dytë për kryetarë të 21 komunave, që u mbajt të dielën më 14 nëntor.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi gjatë së enjtes ka njoftuar se do të numërohen mbi 9 mijë e 300 vota me kusht, ndërkaq 990 janë refuzuar.

Ndërsa, sipas të dhënave të KQZ-së, gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10 mijë e 303 vota të cilat janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Deri më tani janë numëruar votat me kusht në Komunën e Istogut, Klinës, Junikut, Kllokotit, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtimes.

Komuna e Istogut, me kandidatin Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 145 vota, ndërsa ai nga Lidhja Demokratike e Kosovës Ilir Ferati me 148 vota.

Komuna e Klinës me Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Esat Rraci, ndërsa Esat Raci i Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 74.

Në Kllokot, Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe ka 8 vota, ndërsa Strahinja Spasiq nga SNS 7 vota.

Komuna e Junikut, me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Kuçi ka marr 22 vota, kurse Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demoktratike e Kosovës 23 vota.

Po ashtu, edhe Komuna e Gjilanit me Alban Hyseni nga Levizja Vetëvendosje ka fituar 278 vota, ndërsa kundërkanditati i tij, Lutfi Haziri nga Lidhja Demoktratike e Kosovës, fitoi 285 vota.

Fushë Kosova me Enver Bajçinca nga Levizja Vetëvendosje me 92 vota dhe Burim Berisha nga Lidhja Demoktratike e Kosovës 151 vota.

Dhe në fund Komuna e Dragashit me Bexhet Xheladini nga Lidhja Demoktratike e Kosovës 121 vota, Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës me 91 vota.

Komuna e Shtimes me Qemajl Aliu nga Levizja Vetëvendosje fiton 67 vota, ndërkaq kandidati për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës Naim Ismaili, fiton 104 vota.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore