Banka e Shqipërisë ka dakordësuar me Bankën Qendrore Evropiane (ECB) për zgjatjen e afatit të linjës së likuiditetit në vlerën 400 milionë eurove.
Marrëveshja është zgjatur deri në muajin mars të vitit 2022.
Marrëveshja e huasë së kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, pasi pandemia e gjeti sistemin bankar shqiptar likuid të mirëkapitalizuar. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se ky instrument rezervë mbetet i dobishëm në kuadër të kujdesit ndaj efekteve të pandemisë mbi tregun financiar.
Banka e Shqipërisë ka dakordësuar për t`u mbështetur me likuiditet në euro, nëpërmjet marrëveshjes REPO.
Këto linja likuiditeti në euro janë të nevojshme për të përballuar nevojat e mundshme për likuiditet në euro në shtetet jo anëtare të Eurozonës. Ndër të tjera dhe në praninë e mosfunksionimit të tregjeve për shkak të COVID-19.
Likuiditetet e dhëna kanë për qëllim parandalimin e efekteve në tregjet financiare dhe në ekonomitë e Eurozonës. Linja e përkohshme e likuiditetit fillimisht u përcaktua me kohëzgjatje deri në korrik të vitit 2021.
REPO-ja është një formë huamarrje e kolateralizuar. Falë marrëveshjes, Banka e Shqipërisë, shet përkohësisht tek ECB -ja titujt që disponon, duke marrë përsipër t’i blejë ato në një kohë të dytë.
Likuiditeti i siguruar nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, do t’i vihet në dispozicion sistemit bankar shqiptar nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Ky instrument është një mjet mbrojtje rezervë, që mund të vihet në përdorim në rast se do të ketë një mosfunksionim normal të tregut për shkak të ndonjë goditje nga COVID-19.
Kjo linjë REPO do të jetë në fuqi në deri në fund të muajit qershor 2021, për aq kohë sa nuk do të vendoset një zgjatje e afatit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE