Shqipëria

Basha: Rritje rroge me 60% për mësuesit


Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka bërë të ditur qëllimet kryesore të programit për arsimin që do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare. Ai ka premtuar rritjen e pagave të mësuesve me 60%, duke e bërë rrogën e tyre 700 euro.

Sipas tij, ai do të sigurojë tekste të reja shkollore për 350 mijë nxënës.

Basha premton që do të ofrojë kurse private pa pagesë, për pesë gjuhë të huaja si dhe pajisjen e çdo familjeje me laptop.

Gjithashtu zotohet se do të garantoj pavarësi të universiteteve dhe liri akademike, duke miratuar ligjin e ri për arsimin e lartë, në përputhje me standarde evropiane.

Sipas tij do të ketë dhe rritje pagash prej 50%, duke u garantuar pedagogeve 900 euro pagë dhe profesorëve 1300 euro.

“Ne do paguajmë 10 mijë stazhe për 12 muaj për studentët më të mirë. Si dhe do të siguroj zona me internet falas dhe pajisje për studentët dhe pedagogët”, shprehet ai.

Vokshi: Qeveria ka dështuar në sistemin e arsimit

Ish- deputetja e Partisë Demokratike (PD), Albana Vokshi, të mërkurën, ka akuzuar Qeverinë për dështimin në sistemin arsimor, gjatë prezantimit të planit për arsimin.

Sipas saj, Banka Botërore ka raportuar se 90% e sistemit arsimor janë pa kushtet minimale dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme për një arsim cilësor. Gjithashtu thekson se mbi 50 % nuk kanë kompjutera të nevojshëm për të zhvilluar procesin mësimor.

Vokshi ka akuzuar se Qeveria shqiptare paguan 10 herë më pak për një student sesa vende te tjera anëtare të OECD-ës.

Boçi: Tekste falas për 350 mijë nxënës

Ish- deputeti i PD-ës, Luciano Boçi, është shprehur se do të sigurojnë tekste shkollore të reja falas, për 350 mijë nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimimitt parauniversitar.

“Ndryshimi për arsimin e lartë do shoqërohet me projektin për gratë”, shprehet ai

Me ardhjen e tyre në pushtet premtojnë se do të sjellin më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35 mijë familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore