Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën e 25 tetorit, në komunën e Pejës janë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.
“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Pejë, pas raportimit të një rasti nga viktima femër kosovare, ka zhvilluar një hetimi intensiv. Hetuesit policorë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, tre burra dhe dy gra, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz’’, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, viktima femër e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale si dhe mbrojtësit të viktimave.
“Lidhur me këtë rast, viktima e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të QPS-së, si dhe mbrojtësit të viktimave, rasti është trajtuar sipas procedurave standarde, përfshirë dërgimin në strehimoren e dedikuar për viktimat e trafikimit”, vijon njoftimi.
Të arrestuarit në këtë rast janë: M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare).
Ndërkaq, me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse e dyshuara A.B., do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Po ashtu, policia si provë materiale “ka konfiskuar dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE