Shpallja e dy diplomatëve rusë persona non grata nga Republika e Kosovës të premten e 22 tetorit, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova nuk do të ketë pasoja për statusin e tyre juridik.
Pas reagimit të Ambasadës ruse në Beograd, të shtunën e 23 tetorit ka reaguar direkt Moska zyrtare.
“Ne nisemi nga fakti se ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të ketë asnjë pasojë për statusin juridik të diplomatëve rusë të përmendur”.
Rusia i ka bërë thirrje Administratës së Përkohshme Civile të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO, përkatësisht KFOR-it, që të sigurojnë kushte të sigurta për stafin e misionit rus në Prishtinë, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.
“I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të kompetencave të tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të garantojnë sigurinë dhe kushtet e nevojshme për punën normale të personelit të zyrës ruse në Prishtinë.”
“Ne presim garanci të përshtatshme me shkrim nga administrata e OKB-së”, thuhet në deklaratë.
Sipas Zaharovës, diplomatët e dëbuar nuk kanë lidhje me asnjë organ të “shtetit të vetëshpallur” (Republikës së Kosovës), sepse në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është bazë për normalizimin e situatës në Kosovë, ata janë të akredituar nga Misioni i OKB-së (UNMIK).
Njoftimin e institucioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për shpalljen e dy diplomatëve rusë si persona të padëshiruar, ajo e ka vlerësuar si kinse provokim të qëllimshëm e të rëndë anti-rus.
Tutje në deklaratën e Moskës thuhet se bëhet fjalë për dy diplomatë që punojnë në departamentin e Prishtinës të Ambasadës ruse në Serbi.
Prishtina zyrtare ka dhënë si argument të vendimit se diplomatët rusë përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që për Zaharova, shteti i Kosovës dhe rendi kushtetues nuk ekzistojnë në “provincë”.
Personat e padëshiruar për shtetin e Kosovës janë Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev.
“Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, prandaj nuk e njohim qeverinë e tyre apo strukturat e tjera. Asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore për ne. Ne po bashkëpunojmë me misionin e UNMIK-ut, duke përfshirë këto çështje, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. ”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Titus: Kosova, partnere e besueshme – integrimi euroatlantik, thelbësor për stabilitetin
-
Kurti vazhdon me qasjen përçarëse edhe te shqiptarët në Luginë – i bënë pjesë të fushatës edhe paratë e kosovarëve
-
1 vit nga trazirat në Zveçan që ia sollën sanksionet Kosovës
-
Kurti: Në Kosovë asnjë komunitet nuk lihet në harresë
Lajmet kryesore
-
Kurti vazhdon me qasjen përçarëse edhe te shqiptarët në Luginë – i bënë pjesë të fushatës edhe paratë e kosovarëve
-
Shqipëria pësoi 46 sulme kibernetike në vitin 2023, por 70% e tyre ndodhën nga gabimet njerëzore
-
Zelensky nxit Bidenin të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë, përndryshe përfiton vetëm Putini
-
1 vit nga trazirat në Zveçan që ia sollën sanksionet Kosovës