Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, të enjten e 21 tetorit, ka shembur një pikë karburanti në rrugën Fier-Lushnje, pasi e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.
Përveç kësaj subjekti që e kishte ndërtuar është gjobitur me 3.8 milionë lekë. Në njoftimin e IKMT-së thuhej se fadromat rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti.
Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur që prej muajit qershor të këtij viti të quajtur “Bregdeti ynë”. Ata rifilluan sërish më 1 shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.
Në funksion të kësaj së fundit, pritet që Shqipëria të blejë edhe dronë super-inteligjentë.
Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Gjithashtu u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Ngrihet Kryesia Ekzekutive e Partisë së Lirisë
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë