Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ka postuar një video në Facebook, ku ka prezantuar programin e quajtur “Nga bebja në bebe”.
Kryemadhi nënvizon se Shqipëria është një vend, ku lindshmëria ka rënë ndjeshëm. Për të pasur një popullatë që rritet, duhet aplikuar në programin ekonomik krijimi i një fondi të veçantë, që garanton të ardhme të sigurt për fëmijët, tha ajo.
Sipas Kryemadhit, në programin e LSI-së shkruhet se, për çdo fëmijë që lind e deri kur të rritet dhe të martohet, do të ketë në llogari rreth 25 mijë dollarë. Kjo do të thotë se mund të blejnë një shtëpi të re, në momentin e krijimit të familjes.
Gjatë videos shpjegohet se modeli i fondit do të realizohet bazuar mbi modelin e “interesit të përbërë”, sipas bursave të tregut financiar ndërkombëtar.
Ky fond, cilësohet në video, vlen për individin, pra për fëmijën dhe jo për familjen.
Liderja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerëson se nëse nga buxheti, fëmijës i jepet 1 mijë dollarë çdo vit që nga lindja, ai do ketë rreth 25 mijë dollarë kur të arrijë moshën e prindërimit.
Pas 25 vitesh, kur dy bebe të krijojnë familje, ata janë zotërues të një fondi të përbashkët prej 50 mijë dollarësh. Ky fond mjafton për të nisur jetën e re prindërore, shkroi Kryemadhi.
Programi deklarohet në prag të zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.
Në zgjedhjet e ardhshme, LSI-ja pritet të bëjë koalicion me Partinë Demokratike (PD).
Kryemadhi është shprehur se nëse nuk i plotësohen pikat e programit të saj, nuk ka koalicion me asnjë parti.
LSI-ja është partia e tretë më e madhe në Shqipëri.
Në vitin 2017, Lëvizja Socialiste për Integrim mori reth 14% te votave totale.
Deputetët e LSI-së sëbashku me disa nga ato të Partisë Demokratike (PD), në shkurt të 2019 dorëzuan mandatet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra