Sport

Mes mungesave, Shqipëria humb ndeshjen por jo shpresën


Shqipëri-Poloni ishte një ndeshje e mbushur me emocione, gjë që u reflektua në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit “Air Albania”.

Lojtarët shqiptarë mes mungesave për arsye dëmtimi dhe shëndetësore bënë një paraqitje dinjitoze përballë një Polonie më “mbrojtëse”.

Tifozët ishin protagonistët e mëdhenj gjatë gjithë ndeshjes me këngë e ovacione që krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.

Pas shënimit të golit, e vetmja notë negative e mbrëmjes ishte incidenti me hedhjet e sendeve në zonën ku po festonin lojtarët polakë.

Trishtimi mbas humbjes ishte i dukshëm tek tifozët kuqezi, sidomos tek më të vegjëlit.

Por, ka dhe nga ata tifozë që e shohin gotën gjysmë plot.

Mungesa e Brojes që nga minuta e parë, për disa tifozë ndikoi në rezultatin përfundimtar.

Ky rezultat nuk i shuan përfundimisht shpresat e Shqipërisë për të marrë pjesë në botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Për sa kohë matematika e pohon, ekipi kombëtar do të bëjë një përpjekje të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore