Lajme

Nënkryetari i Listës Serbe: “Vota për ne është votë për themelimin e Asociacionit”


Nënkryetari i Listës Serbe dhe kandidati për kandidati për kryetar të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç

Nënkryetari i Listës Serbe dhe kandidati për kryetar të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç, ka thënë se pozita e serbëve në Kosovë është “shumë më e mirë duke ju falënderuar Presidentit të Serbisë”, Aleksandër Vuçiç.

“Vota për Listën serbe do të thotë votë për asociacionin e komunave serbe, dhe qëllimi i shqiptarëve është të reduktojnë numrin e komunave që do të jenë pjesë e këtij Asociacioni”, tha Jevtiç për televizionin serb, Tv Pink.

“Neve si Listë Serbe shqiptarët na shohin si projekt të Serbisë”, u shpreh ai, ndërsa në anën tjetër u shpreh se “uniteti të cilin e kemi e kemi për shkak të Vuçiçit dhe Gjuriçit”

“Serbët e Kurtit nuk e kuptojnë rrezikun në të cilin ndodhemi”, tha ndër të tjera ai.

Madje, Jevtiç thotë se “kemi informacione që disa prej tyre punojnë edhe në shërbimet e inteligjencës së Kosovës”.

Ndërsa situatën dhe gjendjen e serbëve në Kosovë ai e quan “alarmante”.

“Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar incidentet dhe deri në zgjedhje të mos biem pre e provokimeve. Sepse është e qartë që do t’i fitojmë zgjedhjet”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore