![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/10/homepage_multi-6.jpg)
Dita e diel e 10 tetorit do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore kryesisht gjatë pasditeve.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 18 – 21 °C, në vendet e ulëta 13 – 20 °C dhe në vendet malore 9 – 14 °C.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com