![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/10/homepage_multi-4.jpg)
Edhe dita e premte e 8 tetorit do të vijojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. Shtrëngatat për momente të shkurtra, mund të krijojnë vërshime lokale kryesisht në jugperëndim të vendit.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com