![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/10/homepage_multi-3.jpg)
Dita e enjte e 7 tetorit do te ndikohet nga kushte te paqendrueshme atmosferike.
Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata, breshër dhe shkarkesa elektrike. Shtrëngatat për momente të shkurtra, mund të krijojnë vërshime lokale kryesisht në jugperëndim të vendit.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 19 – 22 °C, në vendet e ulëta 18 – 24 °C dhe në vendet malore 9 – 18 °C.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com