![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/10/homepage_multi.jpg)
Ditën e shtunë të 2 tetorit Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Vranësirat do të përqendrohen në jug aty ku do të ketë reshje të izoluara e të dobëta shiu.
Në pjesën tjetër të vendit, do të mbizotërojnë orët me diell. Era, do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 17 – 24 °C, në vendet e ulëta 14 – 21 °C dhe në vendet malore 7 – 16 °C.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com