Katari do të organizojë garën e fundit që ishte e pavendosur për këtë sezon të zjarrtë të Formula 1.
Këtë e konfirmoi vet Formula 1, përmes një postimi në Twitter.
BREAKING: F1 will race in Qatar for the first time on 19-21 November
Qatar will also join the F1 calendar in a 10-year deal from 2023
هلا بكم في الدوحة#F1 #QatarGP pic.twitter.com/I2EhTIw7KW— Formula 1 (@F1) September 30, 2021
Gara e Katarit do të mbahet në data 19-21 nëntor.
Kjo garë do të zhvillohet gjatë orarit të mbrëmjes, për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në Katar.
Adhuruesit e Formula 1 do të shohin edhe një tjetër garë nën dritat artificiale, pas Bahrain-it në muajin mars.
Përveç garës së këtij viti, Katari dhe F1 kanë arritur një marrëveshje tjetër.
Nga sezoni 2023, Katari ka nënshkruar një marrëveshje që do t’i sigurojë një event të Formula 1 për një dekadë me radhë, deri në vitin 2033.
Por, nga viti 2023, ky shtet pritet të ndërtojë një pistë rrugore, diçka si gara e Baku-s.
Ky sezon i Formula 1 sa po vjen e bëhet më interesant, me dy pretendentët për titull, Hamilton dhe Verstappen që ndahen me vetëm dy pikë kur kanë mbetur edhe shtatë gara deri në fund.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës