Shteti kinez ka nisur një hetim ndaj Alibaba Group Holding Ltd, me dyshimin se kompania ka ndjekur praktika monopolistike në treg duke i shkaktuar aksioneve të kompanisë një rënie me 18%.
Anëtarët e Ant Group Co. u thirrën në një takim të nivelit të lartë për të diskutuar mbi rregulloret financiare.
Në këtë mënyrë, Kina ka përshkallëzuar hetimet ndaj kompanisë së Jack Ma-s.
Sipas studiesve të ndryshëm, situata lidhet me një përshkallëzim të përpjekjeve të koordinuara të Kinës për të frenuar rritjen e perandorisë së Jack Ma-s.
Autoritetet kineze, përmes këtyre veprimeve po synojnë ta kthejnë në një kompani më të vogël, më pak mbizotëruese në treg dhe më të bindur ndaj rregulloreve shtetërore.
Rregullat anti-monopol që po aplikohen, rrezikojnë të prishin ekuilibrin e krijuar në tregjet e blerjeve online (e-commerce).
Fushata hetimore kundër kompanisë Alibaba u intensifikua në nëntor, pas deklaratave publike të Jack Ma-s ndaj autoriteteve kineze.
Kjo rënie shënoi një rekord, duke e krahauar me shifrat prej 8.8% në 2015./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit