Lajme

Më 27 shtator hapen shkollat e çerdhet në Kosovë


Ilustrim

Procesi mësimor në Kosovë, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më 27 shtator.

Kështu thuhet në njoftimin e Asociacionit të komunave në Kosovë, ku ministri Vitia në takimin e tij me kryetarët e komunave i informoi ata me masat që pritet të hynë në fuqi pas datës 27 shtator.

“Mësimi do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota.

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia

Ndërsa, kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 deri në 05:00.

Sa i përket fushës së gastronomisë, do të vazhdohet të punohet me orarin e njëjtë.

“Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Gjatë takimit, nga Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesit tjerë komunalë të pranishëm janë paraqitur edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks të veçantë lidhur me fillimin e procesit mësimor.

“Në të njëjtën kohë nga të gjithë u kërkua që të kenë vigjilencë në respektimin e këtyre masave për parandalim të përhapjes së virusit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore