![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/09/Rihanna-nicki-Minaj.jpeg)
Prej kohësh ishte aluduar për një prishje miqësie në mes të asaj që njihet si “Queen of Rap” (Mbretëreshë e Rep-it) dhe tjetrës që njihet si “Queen of Pop” (Mbretëresha e Pop-it), saktësisht mes, Nicki Minaj dhe Rihanna-s.
Por, një gjë e tillë më në fund është qartësuar, për më tepër dyshja duket të gëzojnë raporte super miqësore.
Kështu të paktën u bë e ditur përmes disa postimeve të Nicki Minaj në llogarinë e Instagram-it, ku shihet teksa shijon kohë me burrin e saj, Kenneth Penny, djalin e saj, emrin e të cilit akoma nuk e ka zbuluar për publikun, si dhe me Rihanna-n dhe të dashurin e shumë përfolur të Riri-it, rep artistin, ASAP Rocky.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/09/240557983_542191703729600_1221186503665234163_n-1024x979.jpg)
Madje, pos imazheve të publikuara vetë e 5-ta, Nicki, ka postuar edhe një video vetëm me Rihanna-n, ku dyshja shihen shumë të shoqëruara bashkë, ndërsa thonë se – “Është e gjitha rreth vajzave Caribbean-e”, duke iu referuar origjinës së tyre afrikano-amerikane.
Gjithsesi, ky postim ngjalli shumë komente pas shumë kohësh pretendimesh nga fansat e dyshes së famshme se të njëjtat kishin prishur miqësinë e njohur ndër vite.
E gjitha erdhi si pasojë e mos ndjekjes së njëra-tjetrës në rrjete sociale, gjë e cila ra shpejt në syrin e fansave.
Por, shoqëria mes Nicki-t dhe Rihanna-s daton që nga viti 2010, kur ato publikuan video projektin e parë muzikorë së bashku, “Fly”, këngë e cila ishte pjesë e albumit të super suksesshëm të Minaj-t, “Pink Friday”.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/09/e048b483c14beb95528c8eecc61f11e4-1024x559.png)
Kënga “Fly”, videoja e të cilës u publikua një vit më vonë, në verën e vitit 2011, aktualisht numëron mbi 170 milionë klikime në YouTube, ndërsa aso kohe kishte shënuar suksese të pritura, ndërsa kryesonte top listat botërore.
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/09/rihanna-nicki-slap.jpg)
Por, veç këtij bashkëpunimi, Nicki dhe Riri, janë parë shumë të afruara kohë pas kohe, e sidomos në evenimente të ndryshme të ceremonive të ndarjeve të çmimeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Martesa e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez ka përfunduar prej muajsh, thonë burimet
-
Jamie Foxx thyen heshtjen mbi problemet shëndetësore të vitit të kaluar
-
“Ne jemi jashtëzakonisht të padobishëm”, thoshte Jeff Bezos për Amazon kur ishte 36-vjeç
-
Del në ankand letra Mbretëreshës Elizabeth e vitit 1950 – por, çfarë shkruhet aty?