Bota

Britania nis skemën e vizave për Britanikët e Jashtëm të Hong Kongut


Britania do të nis skemën e vizave për qytetarët anglez të Hong Kong-ut.

Miliona qytetarë tё Hong Kong-ut do të jenë në gjendje të fillojnë të aplikojnë për të jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar(MB). Një skemë historike e imigracionit për shtetasit Kombëtarë Britanikë Jashtë Shtetit më në fund hap dyert e saj të dielën.

Të premten, Kryeministri Boris Johnson, prezantoi skemën, e cila ofron një rrugë për nënshtetësinë Britanike, duke thënë se nderon angazhimin e MB për ish qytetarët e saj.

“Duke vepruar kështu, ne kemi respektuar lidhjet tona të thella të historisë dhe miqësisë me njerëzit e Hong Kongut dhe jemi ngritur në këmbë për lirinë dhe autonominë – vlerat që i konsiderojnë të dy Mbretëria e Bashkuar dhe Hong Kongu.”

Mbretëria e Bashkuar vlerëson gati tre milion persona nga Hong Kongu. Po ashtu personat në ngarkim të tyre do të kenë të drejtë të lëvizin në Britani për pesë vjet dhe të aplikojnë për shtetësi të plotë.

Skema u njoftua për herë të parë në korrik. Legjislacioni i diskutueshëm i sigurisë kombëtare i vendosur nga Pekini hyri në fuqi në Hong Kong, duke kufizuar ndjeshëm liritë politike. Aplikimet për vizat do tё hapen të dielën pёrmes një versioni dixhital në 23 shkurt.

Ministria e Brendshme vlerësoi rreth 153 mijё hongkongas dhe familjet e tyre do të përdorin skemën vitin e parë. Deri në 322 mijё e 400 gjatë pesë viteve të ardhshme, tё cilat do tё sjellin midis 2,4 dhe 2,9 miliardë paund në MB deri në 2025.

Nga ana tjetёr, Kina thotë se rruga drejt shtetësisë është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe ndërhyn në punët e saj të brendshme.

Disidenti i Hong Kongut, Lam Wing-kee, tha se janë të shqetësuar pёr Taiwan-in.

Ky i fundit ёshtё ende nёn influencimin e Kinёs, dhe shqetёsimet vijnё pasi tё rinjtё do tё preferojnё tё studiojnё, punojnё dhe ndёrtojnё familje nё MB, nё vend qё tё shkojnё nё Taiwan.

Ndërsa Taiwan-i është një demokraci, partia Komuniste e Pekinit e konsideron ishullin pjesë të territorit të saj të sovranitetit dhe operon fushata të ndikimit të fshehtë atje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore