Rajoni

Prokurori italian: Mafia shqiptare, mafie në zhvillim


“Kam të paktën tre vjet që përsëris se në Evropë ekziston një mafie në zhvillim, ajo shqiptare. Shqipëria është një vend i korruptuar, ku është e lehtë të ndërhysh tek zyrtarët publikë”.

Është kjo deklarata e prokurorit italian, Nicola Gratteri, i cili ushtron detyrën e tij në Gjykatën e Catanzaro-s.

I ftuar gjatë mbrëmjes “Rrëfimi i Jugut”, – ngjarje e organizuar në Scilla nga Fondacioni Magna Grecia, për të folur mbi mafiet e ndryshme në botë, përfshi atë shqiptare, Gratteri paralajmëroi për lëvizjet e mafieve ndërkombëtare, të cilat po hartojnë strategjitë e tyre.

“Tani” – shton ai – “ata e dinë shumë mirë se çfarë po ndodh në zemër të Evropës dhe po përpiqen të kuptojnë. Dhe, kur folëm për atë që po ndodhte në Holandë, se mafia po blinte gjithçka që ishte në shitje atje sepse nuk na dëgjuan?”, nënvizoi prokurori.

Sipas Gratteri-t, në këto vende të Evropës Veriore, ata janë shumë xhelozë për privatësinë, por kjo nuk ndihmon.

Ai sqaron se mafiet shkojnë në gjueti dhe blejnë gjithçka që është në shitje: është më fitimprurëse të investosh në zona të pasura dhe është më e lehtë të përzihesh.

“Mafia e Amerikës së Jugut”, ravijëzoi Gratteri, “për shembull, investon më shumë në Evropë se sa në territorin e vet, sepse këtu investimi bëhet më fitim-prurës”.

Kur u pyet nga gazetarja Paola Bottero, e cila drejtoi mbrëmjen me kolegun e saj Alessandro Russo, se pse shtypi e ndihmon atë aq shumë, Gratteri përgjigjet me një buzëqeshje: “Sepse unë bëj punën time duke dhënë gjithçka. Dhe pastaj më pëlqen të them atë që mendoj.

Gratteri theksoi se “kur sheh apo lexon gjëra të caktuara thjesht nuk mund të mbyll gojën”.

“Kështu që unë po flas shumë, por thjesht nuk mund të hesht”, tha prokurori më tej.

Ai rrëfen se i kujtohet kur kjo qeveri mori detyrën dhe flitej për reformën e procesit civil. “Ata thanë se duhej të reformoheshin sepse përndryshe Evropa nuk do të kishte dhënë fonde”.

“Kur më thirrën në Komisionin e Dhomës – vazhdon Gratteri – kam qenë shumë i ashpër për këtë reformë”.

Sipas tij, ka njerëz që vdiqën për idealet e tyre dhe ai nuk mund të mbyllë gojën.

“Kishte 150 vjet mafia, por ishin edhe 150 vite antimafie. Kjo reformë do të jetë e mirë për ndreqësit dhe kriminelët, krimet kundër administratës publike, ndotjen e deteve, deponimet ilegale nuk janë përfshirë. E vërteta është se 50% e gjykimeve do të bien, kështu që le të kthehemi në më parë të reformës së Orlandos nëse ky është problemi ”.

Marrë dhe përshtatur nga AdnKronos për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore