Hyrja e variantit shumë infektiv Delta ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me përgjigjen pandemike të Zelandës së Re.
Ministri i reagimit ndaj COVID-19, Chris Hipkins, tha se varianti “ndryshon lojën në mënyrë të konsiderueshme”, duke i bërë mbrojtjet ekzistuese “të duken më pak të përshtatshme”.
Vendi njoftoi 21 raste të tjera të konfirmuara në shpërthimin e fundit të virusit.
Zelanda e Re kishte kaluar gjashtë muaj pa asnjë infeksion të vetëm tё coronavirusit.
Vendi u vlerësua për masat e tij të shpejta, të rrepta të bllokimit në vitin 2020, të cilat, në mënyrë efektive ndaluan përhapjen e virusit.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka pasur 3 mijё e 16 raste të konfirmuara gjithsej në vend dhe 26 vdekje të raportuara.
Por, kohët e fundit autoritetet njoftuan një bllokim të menjëhershëm në zona të caktuara, pasi një burrë rezultoi pozitiv në Auckland me variantin Delta.
Tani janë 72 raste aktive. Shtatë shkolla në qytet kanë raportuar raste pozitive midis nxënësve dhe vendi ka njoftuar gjithashtu gjashtë infeksione në kryeqytetin, Wellington.
Zyrtarët po paralajmërojnë tani se, me siguri, do të zgjasin bllokimin e Auckland, i cili pritet të përfundojë të martën.
Duke folur për mediat të dielën, Hipkins tha se eliminimi i virusit brenda Zelandës së Re ishte ende qëllimi i qeverisë.
“Megjithatë realiteti është se virusi mund të jetë infektiv brenda 24 orëve nga infektimi i dikujt, çka ndryshon lojën në mënyrë të konsiderueshme”, tha ai për shfaqjen mediatike “Q+A” të dielën.
Sipas faqes së internetit të ministrisë së Zelandës së Re të Shëndetësisë, që nga e enjtja, më shumë se 960 mijё njerëz u vaksinuan dyfish dhe gati 1.7 milionë kishin marrë dozën e parë, në një popullsi prej pak më pak se pesë milionë.
Megjithatë, kritikët kanë vënë në dyshim shpejtësinë e përhapjes së vaksinës.
Zelanda e Re ka një numёr më tё ulët tё njerëzve plotësisht të vaksinuar në mesin e OECD – një grup ndërkombëtar vendesh që janë ndër ekonomitë më të zhvilluara në botë.
Në fillim të këtij muaji, kryeministrja Ardern njoftoi se kufijtë kombëtarë do të qëndrojnë të mbyllur deri në fund të këtij viti. Qëllimi ishte vaksinimi i popullsisë deri atëherë, sipas saj.
Pas kësaj vendi do të kalonte në një model të ri individual të bazuar në rrezik për udhëtime pa karantinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, pranga pronarit dhe drejtorit të OSHE-së
-
Protestuesit në Izrael kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut dhe lirimin e pengjeve
-
53 milionë lekë dëm shtetit, arrestohet 1 person në Tiranë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit