Lajme

Pse SHBA-të luftuan në Afganistan dhe cila ishte kostoja e luftës?


Në vitin 2001, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) reaguan ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington, ku u vranë afër 3 mijë njerëz.

Zyrtarët amerikan kishin identifikuan grupin militant islamik Al-Kaeda dhe udhëheqësin e tij Osama Bin Laden, si përgjegjës për sulmet terroriste.

Sulmi terrorist mbi Kullat Binjake-Nju Jork

Osama Bin Laden ishte në Afganistan, nën mbrojtjen e talebanëve, islamikët që kishin qenë në pushtet që nga viti 1996.

Kur ata refuzuan ta dorëzonin atë, SHBA-të ndërhynë ushtarakisht, duke hequr shpejt talebanët nga pushteti dhe duke u zotuar se do të mbështesin demokracinë nga njëra anë dhe nga ana tjetër do të shuanin dhe shtypnin kërcënimin terrorist.

Militantët taleban u larguan për tu rigrupuar më vonë.

Nga ana tjetër, në terrenin afgan, SHBA-ve iu bashkua Aleanca Veri-Atlantike (NATO).

Në vitin 2004 në Afganistan mori pushtetin një qeveri e re e mbështetur nga amerikanët, përkundër sulmeve vdekjeprurëse talebane të cilat vazhdonin gjithandej vendit.

“Shtimi i trupave” amerikane në vitin 2009 ndihmoi në shtyrjen e talebanëve në periferitë e thella malore, por nuk ishin afatgjate.

Ushtria amerikane gjatë bombardimit mbi Afganistan në vitin 2001

NATO në vitin 2014, kur ishte edhe viti më i përgjakshëm pas vitit 2001 i dhanë fund misionit të tyre luftarak.

Përgjegjësia menjëherë pas tërheqjes së NATO-s nga Afganistani mbeti tek forcat e sigurisë afgane, të cilat ishin ndihmuar në vazhdimësi në ngritjen e kapaciteteve të tyre ushtarake dhe profesionale, kryesisht nga amerikanët, por edhe nga aleatët e tjerë të saj.

Menjëherë pas tërheqjes së NATO-s, talebanët morën vrull duke shtënë nën kontrollin e tyre shumë territore.

Kjo edhe i ‘detyroi’ SHBA-të të zhvillonin bisedime për paqe me talebanët. Marrëveshja e tërheqjes amerikane u arrit vetëm në shkurt të citit 2020 në Katar.

Mirëpo, Marrëveshja SHBA-ve me Talebanët nuk i ndaloi sulmet e talebanëve, por ndryshoi taktika e tyre – shënjestra e tyre kryesore u bënë forcat afgane të sigurisë dhe vet civilët.

Kjo bëri që territori i kontrolluar nga ta të rritet dhe sigurisht numri i vrasjeve u rrit paralelisht me zgjerimin e tyre

Por, çfarë ndodhi për njëzet vjet konflikt në Afganistan me talebanët?

Ata në vazhdimësi ri-grupoheshin në zonat kufitare me Pakistanin.

Pjestarë të Talebanëve në Afganistan-2014

Konsiderohet se numri i tyre sillet mbi 85 mijë luftëtar aktiv dhe fuqia e tyre është rritur shumëfish më shumë krahasuar me vitin 2001.

Sa e kushtoi lufta 20 vjeçare amerikane në Afganistan?

Numri i viktimave të amerikanëve dhe koalicionit është i regjistruar, ndërsa sa i përket talebanëve dhe civilët afganë nuk ka ndonjë saktësi.

Hulumtimi nga Universiteti Brown vlerëson se humbjet në forcat afgane të sigurisë janë rreth 70 mijë pjesëtarë, ndërsa sa i përket numrit të civilëve është mbi 75 mijë dhe militantëve taleban të llogaritet se është po ashtu mbi 84 mijë trupa të vrarë.

Statistikat mbi viktimat e luftës 20 vjeçare në Afganistan

Koalicioni i NATO-s dhe forcat amerikane kanë humbur gjithsejtë 3 mijë e 500 ushtarë që nga viti 2001 deri më 2021. Ndërsa nga kjo shifër e të vrarëve rreth  dy të tretat e tyre thuhet se janë ushtarë amerikan.

Ndërsa ushtarë amerikanë të plagosur për gjatë dy dekadave janë mbi 20 mijë ushtarë.

Sipas Hulumtimit, shpenzimet e SHBA-ve për luftën-duke përfshirë fondet ushtarake dhe rindërtimin në Afganistan dhe Pakistan sillen rreth 978 miliardë dollarë, përkatësisht 706 miliardë deri në vitin 2020.

Trupat amerikane prezete në Afganistan për gjatë 18 viteve

Ndërsa të gjitha vlerësimet e inteligjencës amerikane vlerësonin se qeveria në Kabul mund të bie brenda 6 muajsh, mirëpo ajo ra ende pa hy mirë talebanët në kryeqytetin Kabul. Presidenti afgan, Ashraf Ghani u u largua nga rezidenca e tij para arritjes së talebanëve.

SHBA-të gjithashtu kishin vlerësuar se në Afganistan do të mbajë 650 deri në 1 mijë trupa për të ruajtur ambasadën amerikane, aeroportin e Kabulit dhe instalimet e tjera kryesore qeveritare. Talibanët ishin zotuar se çdo ushtar amerikan i mbetur në vend do të jetë në shënjestrën e tyre.

Historik i shkurtër rreth Afganistanit deri më 2001

Në vitin 1921, Afganistani dhe Persia kishin lidhur një traktat me Rusinë sovjetike. Ndërsa rusët gjithnjë kishin treguar interesim për Afganistanin. Ata konsideronin se ky vend kishte një rëndësi strategjike. Andaj, interesi i tyre u shtua edhe më shumë pas vitit 1945.

Rrjedhimisht, ata i dhanë Afganistanit ndihmë ekonomike, dhe infrastrukturore; duke ndërtuar rrugë, tunele, aeroporte si dhe shumëfishuan bursat për studentët afganë si deh dërguan misione ushtarake.

Mbreti i fundit, Zaher (1933-1973), i dha leje ministrit Daud, që të linte në dorë të BRSS-së stërvitjen e ushtarëve si dhe pajiset e ushtrisë së tij.

Daud, që ishe larguar nga pushteti prej mbretit Zaher, gëzonte përkrahjen e Partisë Komuniste e cila ishte themeluar në vitin 1965. Ai e detyroi mbretin të abdikonte nga froni për të vendosur diktaturën e vet e cila zgjati deri në vitin 1978.

Masa popullore nuk e dëshironte regjimin, andaj kishte revolta gjithandej, ndërsa qeveria bënte masakra pareshtur. Si rezultat i rrëmujës së krijuar në Afganistan u dërguan disa njësi ushtarake sovjetike të cilat në fund të vitit 1979 de-fakto kishin pushtuar Afganistanin.

Por, në Afganistan u ngritën kundër presidentit të ri, Babrak Karmal dhe kundër vet sovjetikëve.

Pas vitit 1945, ishte hera e parë që trupat sovjetike pushtuan një territor, andaj edhe Asambleja e Kombeve të Bashkuara (1980) kishte dënuar agresionin sovjetik mbi Afganistanin.

Trupat ushtarake sovjetike në Afganistan

Lufta u shfaq gjithandej e udhëhequr nga ndjenja e fortë e krenarisë kombëtare dhe nga bindja islamike fetare.

Kjo luftë e afganëve kundër sovjetikëve u përkrah nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga Kina komuniste, ndërsa Pakistani përveç që strehonte afgan (mbi 3 milion civil) territori i saj përdorej për koordinim mes grupeve dhe fiseve në luftë kundër sovjetëve.

Sovjetët në këtë luftë humbën mbi 13 trupa ushtarake, andaj edhe luftën nuk e donte askush në BRSS, mirëpo ushtria kishte ngecur nga ku nuk mund të dilte dot. Reputacioni i saj kishte rënë shumë.

Andaj, në gjysmën e parë të vitit 1988 filloi tërheqja e trupave sovjetike nga Afganistani për të përfunduar një vit pas më 1989.

Lideri sovjetik i atëhershëm Gërbaçov kishte thënë se amerikanët nuk do të kenë më nevojë të furnizonin muxhahedinët me armë në Afganistan, mirëpo kjo nuk shënoi fundin e luftës civile në vend, përkundrazi.

Nga ana tjetër Talebanët u shfaqën në luftën civile që pasoi pas tërheqjes së trupave sovjetike, kryesisht në jug-perëndim dhe zonat kufitare me Pakistanin.

Ata u zotuan të luftojnë korrupsionin dhe të përmirësojnë sigurinë, por gjithashtu ndoqën një formë të rreptë të Islamit.

Ata kishin marr nën kontroll vendin nga viti 1996 deri më 2001 kur amerikanët intervenuan ushtarakisht mbi Afganistanin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore