Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, shprehu interesin e tij për mundësinë e konvertimit të transaksioneve të mëdha të kompanisë Tesla në Bitcoin, përmes një postimi në Twitter.
Michael Saylor, drejtori ekzekutiv i kompanisë MicroStrategy, iu përgjigj këtij postimi duke i sugjeruar Musk-ut që ta bënte këtë konvertim sepse do ishte fitimprurës.
“Nëse do të realizosh një fitim prej 100 miliardë dollarësh për aksionerët e tu, konverto aksionet nga dollarë në Bitcoin. Firmat e tjera në S&P 500 do të ndiqnin të njëjtën ide dhe me kalimin e kohës do të arrihej në një fitim prej një trilion dollarësh”, sugjeroi Saylor.
Diskutimi vijoi më tej me sugjerimet e Saylor-it për investime në Bitcoin, duke e vlerësuar si një nga mënyrat më efektive që një kompani apo drejtues mund të ndjekë për të ruajtur dhe rritur aksionet.
Aksionet e Tesla-s u rritën në shifra rekord pas lajmit që kompania mund të bëhej pjesë e indeksit S&P 500.
Bitcoin u rrit në 24,299,75 dollarë, duke shtuar interesin nga investitorë të mëdhenj.
Kriptomonedha pësoi luhatje të ndryshme në shifra të ulëta gjatë periudhës së pandemisë.
Pas bashkëpunimit me PayPal-in si dhe interesimit së fundmi nga ana e Elon Musk-ut për përfshirje më të gjerë në investime në këtë fushë, Bitcoin u rrit me më shumë se 220% që nga fillimi i vitit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ka vdekur Steve Albini, producenti legjendar i Nirvana
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog
-
Shtetet e Bashkuara pezullojnë dërgimin e bombave në Izrael
Lajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog