Lajme

Mediat Italiane: Çështja Shqiptare në përgjimet e Ndrangheta-s


Mediat Italiane kanë shkruar për përgjimet e “Ndrangheta-s” dhe “përfshirjen” hipotetike të saj në Shqipëri. Albanian Post pasqyron disa nga shkrimet e mediave italiane. Deri më tani,  nuk ka asnjë provë nga ana e Prokurorisë Italiane.

Një operacion kundër mafias më të fuqishme në Itali, “’Ndrangheta-s” është duke u zhvilluar në të gjithë territorin italian. Ky operacion është koordinuar nga Prokurori i Catanzaro-s. Për të realizuar operacionin e koduar “Basso profilo” ( “Profil i ulët”) janë përfshirë 200 punonjës të Departamentit të Hetimeve Anti-Mafia, 170 njësi midis Policisë së Shtetit, karabinierëve, Guardia di Finanza, katër njësi qensh policor dhe një helikopter.

Gjatë hetimeve doli në pah bashkëpunimi i sipërmarrësit kalabrez, Antonio Gallo, ish-nëntenentit të Guardia di Finanzia-s, Ercole D’Alessandro dhe i zyrtarit italian, Tommaso Brutto, në hapjen e një aktiviteti tregtar në Shqipëri. Besohet se në krye të këtij grupi kriminal ka qëndruar Antonio Gallo. Gallo i njohur me pseudonimin ”princi” duket se ka lidhje me të gjithë bosët mafiozë, kalabrezë, të përfshirë në çështjet kriminale të Ndrangheta-s në lidhje me investimet në Shqipëri.

Ish-nëntenenti i Guardia di Finanzia-s, D’Alessandro ka bashkëpunuar me Gallo-n duke i dhënë informacione në lidhje me hetimet e policisë dhe anti-mafias kalabreze. D’Alessandro do t`i siguronte Gallo-s mbështetjen e tij dhe kontaktet e duhura për të konkretizuar aktivitetet sipërmarrëse. Marrëveshja supozohej të ishte fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm që shikonte jo vetëm nga Shqipëria. Mediat italiane pohojnë se sipas bisedave, këto marrëveshje do të përsëriteshin drejt Polonisë dhe Zvicrës, “atje ku kishte punë”.

Çështja Shqiptare

Gazeta Corriere della Calabria transmeton një pjesë të përgjimeve të lidhura me vendin tonë.

Shqipëria është si Kalabria në vitet ’60 … mund të bësh çdo gjë”, thotë Gallo në një bisedë në vitin 2017. Vitet ’60 përkojnë me lulëzimin e klaneve mafioze në Kalabri.

Ideja fillestare e Gallo-s ishte hapja e një dyqani të njohur zinxhir “bëje vetë”. Kjo iniciativë do të materializohej në hapjen e një dyqani për parandalimin e aksidenteteve në pronësi të vetë Gallo-s.

Mediat Italiane përcjellin se Gallo do të realizonte së shpejti qëllimet e tij për t`u zgjeruar falë një kontakti shqiptar. Ky kontakt do të përpiqej të futej në sektorin e ndërtimit të gradaçelave dhe të tenderave të porositur.

Takimi i parë i raportuar nga hetuesit ka ndodhur më 14 prill 2017. Takimi u zhvillua midis Tommaso Brutto-s dhe Ercole D’Alessandro-s. Kompensimi vjetor ishte dakordësuar për rreth 30 mijë euro. Brutto thotë se do të ndihej “më i qetë” nëse do të mund të përcaktonte në vendin e ndërtimit në marrëveshje. Për shkak të kontakteve të vëna në dispozicion d’Alessandro shihej si figura thelbësore për të konkretizuar marrëveshjen në Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se një takim më 24 prill të vitit 2017, zyrtari italian, Tommaso Brutto, thotë se Gallo “ishte dakord për të kontrektizuar marrëveshjen”, për të hapur aktivitete tregtare në Shqipëri.

Mjafton “të dakordësosh me një person. … Në nivelin e ministrave… Duhet të kalosh vetëm një ”, thotë D’Alessandro. Gallo nuk ishte një sipërmarrës i zakonshëm, por dukej se zyrtari e dinte këtë.

Lidhjet me politikën

Gazeta italiane, Corriere della Calabria, shkruan se pas vendosjes së bazave të marrëveshjes, më 22 qershor të vitit 2017 u përurua aktiviteti tregtar në Shqipëri. Një pikë shitjeje për tregtimin e materialeve për parandalimin e aksidenteve. Djali i d’Alessandro-s, Luciano, u bë pjesë e marrëveshjes.

Pas përcaktimit të bazave të marrëveshjes, më 22 qershor të vitit 2017, u përurua aktiviteti tregtar në Shqipëri. Një pikë shitjeje për tregtimin e materialeve për parandalimin e aksidenteve. Djali i Alessandro-s, Luciano, u bë pjesë e marrëveshjes. Në këtë marrëveshje u përfshi dhe Talarico. Në atë kohë, Talarico, ishte sekretari rajonal i UDC-së dhe tanimë këshilltari për buxhetin e Rajonit të Kalabrisë.

Më 28 qershor 2017, ai takoi zyrtarin italian, Tommaso Brutto. Gjatë bisedës, Brutto i kujton Talarico-s: “Duhet të flasim me eurodeputetin, (Lorenzo) Cesa. Kam për të zgjidhur problemin e tim biri. Duhet ta bëjmë pjesë të planit. Duhet të menaxhojmë një parti. Duhet të mbajmë një sekretariat … Djali im është i papunë”.

Pikërisht në atë moment, Talarico, e pyeti se si po shkonte “ajo gjëja në Shqipëri” që menaxhohej nga Gallo. “Pashë komandantin (Ercole D’Alessandro)”, tha Talarico. “Ai po vinte… Një ditë pasi erdhi (në Shqipëri) e pashë në avionin ku po largohesha”.

Tommaso Brutto shpjegonte se biznesi kishte filluar. Duke iu referuar d’Alessandro-s tha se ai “i punësoi djalin në kompani”. Në përgjime u përfshi edhe avokati Claudio Larussa. Ai do të bëhej një këshilltar i besuar në lidhje me menaxhimin e “çështjes shqiptare”.

Më 23 mars të vitit 2018 është zhvilluar një bisedë midis Gallo-s dhe d’Alessandro-s. Kjo bisedë përqendrohet në çështjen politike. Është dokumentuar vizita e disa shqiptarëve të gatshëm për të diskutuar se si të “mbyllin” një tendër për t’i lejuar Gallo-s një fitore të sigurtë në biznesin e ndërtimit të grataçelave.

Sipas Corriere della Calabria në këmbim, Gallo do të duhej të jepte 20% të shumës së kontratës, me para në dorë. Në vazhdën e kësaj bisede, Gallo thotë se ka nevojë për të “pastruar një pjesë të parave./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore