Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në median sociale Facebook, ka njoftuar se në Kalanë e Durrësit – ndërtesë e dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 – po vijojnë punimet në Kullën “C”.
Pavarësisht temperaturave të larta, ka shkruar ajo, “puna konservuese dhe përforcuese vijon”.
Më tej, ajo bën me dije se ky projekt është mbështetur financiarisht nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Margariti ka shpjeguar gjithashtu se “është realizuar me mbështetjen shkencore të Fondit Botëror të Monumenteve dhe Ministrisë së Kulturës”.
“Zbatuesit e këtij projekti, CHWB Albania kanë realizuar tashmë stabilizimin emergjent, me qëllim parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme në monument”, shkruan Margariti.
Në të është ndërhyrë me bazën e analizave, për të përcaktuar riparimin e murit të themeleve me teknika tradicionale.
Më parë, më 31 janar të këtij viti, ministrja, në një vizitë në Durrës, informoi se po shqyrtohej projekti që do të sillte një ndryshim rrënjësor për qytetin.
“Trashëgimia kulturore do të jetë një magnet i vërtetë ekonomik dhe turistik për Durrësin”, deklaroi në atë kohë ministrja.
Margariti vlerësoi se Durrësi është një nga qytetet me “historinë më të pasur, me një kulturë që ofron një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi”.
Kalaja e Durrësit
Kalaja është e lashtë sa vetë qyteti i Durrësit. Gjatë shekujve, ajo është prishur dhe rindërtuar disa herë.
Muret rrethuese të Durrësit në pjesën e tyre kryesore i përkasin periudhës së perandorit Anastas (491-518), me origjinë nga ky qytet, dhe përbëhen nga dy pjesë kryesore: Akropoli ose Kështjella e sipërme dhe Kështjella e poshtme.
Riparime të mureve janë kryer që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 1273.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Bardhi: Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai 3
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE