Komisioni i Përzgjedhjes në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka mbyllur sot, më 1 gusht, fazën e intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues në fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Në njoftimin e saj zyrtar, BKH-ja shkruan se kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit, i cili do të fillojë më në 9 gusht.
Në qershor BKH-ja mbylli procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues”.
“Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër”, njofton BKH-ja.
Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Kandidatët e kualifikuar, më datë 15 qershor 2021, iu nënshtruan Testit të Esesë me shkrim.
BKH-ja e shpalli garën për 32 hetues në këtë institucion më 6 prill.
Kandidatët e kualifikuar iu nënshtruan një sërë modulesh vlerësimi dhe trajnimesh që duhen kryer përpara se të certifikohen.
“Rrugëtimi i tyre filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit tetor 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës”, shkruhet në njoftimin e SPAK-ut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb