Lajme

Sejko, çmim për diplomat më të mira


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi online ceremoninë e shpalljes së çmimeve fituese të konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2020”.

Guvernatori Sejko bëri me dije se konkursi ka për qëllim “vlerësimin, promovimin dhe shpërblimin e punës kërkimore të studentëve”.

Gjatë ceremonisë, Sejko ndau edhe çmimet për punimet më të mira të studentëve fitues.

Në bazë të të dhënave të Bankës së Shqipërisë, me çmimin e parë u vlerësua Megi Jaupi, studente në Universitetin e Zyrihut. Me çmimin e dytë Argi Hanku, student në Universitetin e Vjenës. Dhe me çmimin e tretë Eda Meta, studente në Universitetin “Berlin School of Economics and Law”.

Sipas Bankës së Shqipërisë ky konkurs organizohet çdo fundvit dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit në fushën e ekonomisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore