Një person është është gjetur i vdekur në lumin Devoll, më 25 janar. Policia ende nuk e ka bërë identifikimin e tij, por nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.
“Më datë 25 janar 2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm”, njofton policia.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vendimet e qeverisë, Kumbaro: Ndërhyrje në 4 ligje për mjedisin, rrisim me 30% masat ndëshkimore
-
Hapet së shpejti në Gjirokastër filiali i Universitetit publik në distancë të Spanjës, njofton Manastirliu
-
Gazetarët në protestë para Kuvendit për lirinë e shtypit
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Gazetarët në protestë para Kuvendit për lirinë e shtypit