Një burrë në Amerikë zbuloi se e dashura tij në internet, ishte në të vërtetë shoqja e shtëpisë
Mario është një mësues amerikan, i cili u dashurua në internet. Ai u transferua për të jetuar në Londër, dhe mendoi se kishte rënë në dashuri pasi kishte tetë muaj që fliste në internet.
Dyshja ishin përputhur me një aplikacion takimesh dhe i dërgonin njëri -tjetrit mesazhe çdo ditë – por ‘Hannah’ nuk pranoi të fliste në telefon sa herë që Mario e sugjeronte, duke e bërë atë dyshues.
Mario punësoi ekipin ‘MTV Catfish UK’ që të përndiqte të dashurën e tij, për të arritur në një përfundim njëherë e mirë.
MTV zbuloi se imazhi që ajo kishte përdorur për të portretizuar veten në të vërtet i përkiste një gruaje që jetonte në Zelandën e Re.
“Ndihem budalla, a nuk kisha gjëra më të mira për të bërë, se sa të humbisja kohën time?” tha Mario.
Mario, e telefoni disa herë, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.
Jo vetëm që vajza e mbylli telefonin, por ajo gjithashtu i dërgoi një mesazh Marios duke pyetur: “nëse të takoj, a premton se nuk do të-të humbas?”
Pas shumë përpjekjesh ata lanë takimin. Ajo që u zbulua ishte shokuese. ‘‘Hannah’ në fakt ishte Courtney, shoqja e shtëpisë së tij dhe partnerja e biznesit.
“Nuk prisja të të shihja sot. Nga gjithë kjo botë, nuk mund të jesh ti kjo ”,tha Mario.
Courtney zbuloi se Mario kishte qenë shoku i saj më i mirë. Ajo tha: “Ne e njohim njëri -tjetrin për gati pesë vjet tani.
“Unë doja të shihja se si do të ishte të ishe e dashura e tij, sepse jam dëshpërimisht e dashuruar me të.”
Mario qëndroi në shtëpinë e një shoku pas zbulimit, dhe kur Courtney i tha se donte një lidhje, ai pranoi se ai kurrë nuk do të ishte në gjendje t’i besonte asaj dhe shpresat e saj u shuan.
Catfish më pas paraqiti një azhurnim befasues ku Mario dhe Courtney u panë dy muaj më vonë duke jetuar përsëri së bashku dhe ende miq.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Kontrata e parë e punës e Princeshës Diana mbi të cilën ajo gënjeu për moshën e saj, shitet për mbi 10 mijë dollarë në ankand
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
Lajmet kryesore
-
Kearns bën thirrje të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen