Shqipëria

Kthehet “Rotondo” pas dy vitesh


Durrësi është një nga qytetet që ka trashëguar shumë nga e kaluara.

Për këtë dëshmojnë mbetjet e shumta arkeologjike, si monumenti antik në qendër të qytetit i njohur me emrin “Rotondo”.

Pas 2 viteve ndërprerjeje për shkak të pandemisë, në këtë monument kanë rifilluar gërmimet arkeologjike.

Arkeologia dhe drejtuesja e projektit të gërmimit, Brikena Shkodra, tregon edhe fokusin e punimeve.

Sipas Shkodrës, arkeologët po zgjedhin të gërmojnë në pjesë të veçuara të qytetit.

“Rotondo” u ndërtua në epokën e perandorisë bizantine, duke shërbyer edhe si simbol i fuqisë së qytetit bregdetar.

Mendohet se monumenti u ngrit në kohën e perandorit bizantin “Anastasi i Parë,  i cili kishte prejardhje ilire dhe rridhte nga një familje senatoriale e qytetit të Durrësit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore