Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë “Gëzuar Kurban Bajramin”.
“Paçi gjithmonë shëndet, lumturi, paqe në familjet tuaja”, uron DPA-ja në Facebook.
Me rastin e festës, sillen në kujtesë disa imazhe të cilat ruhen në fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror.
“Në foton e parë shohim besimtarë, duke falur namazin e Bajramit në Namazgjanë e Tiranës në vitin 1925, kurse në dy fotot e tjera të ‘Istituto Nazionale LUCE’ duket atmosfera e festës së Bajramit në Tiranën e vitit 1940”, përshkruan arkivi.