Për nder të festës së Kurban Bajramit, Labinot Maliqi, Imami i Xhamisë të Lagjes së Spitalit, në Prishtinë, ka organizuar një drekë, në të cilën do të jenë të ftuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të institucioneve.
Sipas Maliqit, kjo drekë është e para e këtij niveli dhe ka për qëllim motivimin për të qenë shoqëri e bashkuar.
“Është një drekë ndërfetare për Kurban Bajram që do të shtrohet sot pasdite në xhaminë tonë. Është një drekë e parë e këtij niveli, e këtij lloji e karakteri dhe duhet të shërbejë që, përveçse ta ushqejë vlerën e diversitetit që kemi të trashëguar nga paraardhësit, të inspirojë dhe motivojë gjithë spektrin politik shoqëror në përgjithësi që të jemi më të bashkuar se kurrë me njëri-tjetrin”, është shprehur Imami.
Ai tha se gjithë të ftuarit, përfshirë edhe ambasadorin Kosnett e kanë pritur mjaft mirë këtë ftesë.
“Në momentin e parë që e kanë lexuar ftesën tonë, është konfirmuar ajo, ne jemi të kënaqur, do t’i mirëpresim dhe do të jetë privilegj edhe për ne, për xhaminë tonë dhe me respektin më të madh do t’i mirëpresim të gjithë këta mysafirë”, është shprehur ai.
Gjithashtu theksoi se në këtë drekë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga të gjitha komunitet fetare tradicionale që janë në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Begaj pret drejtoren e Korpusit të Paqes, vlerësohet angazhimi vullnetar amerikan në Shqipëri
-
SHBA-të do të pezullojnë dërgesat e ndihmave në Gaza, pasi kalata pësoi dëmtime nga moti
-
Abdixhiku: Qeveria Kurti s’la asnjë shenjë në asnjë fushë
-
Palestinezët s’mund të jenë përjetë të dënuar për të qenë refugjatë, thotë ministri spanjoll
Lajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Molotovi pranë gazetarëve në protestë, AMA dënon aktin: Pasiguria në punën e medias, goditje për fjalën e lirë
-
Izraeli sulmon sërish Rafahun, të paktën 21 palestinezë të vrarë e dhjetëra të plagosur
-
Abdixhiku: Qeveria Kurti s’la asnjë shenjë në asnjë fushë