Zinedine Zidane i Real Madrid-it, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Klubi madrilen njoftoi nëpërmjet një deklarate rezultatin e testit të trainerit por, nuk u ndal në detaje të tjera apo të përshkruaj gjendjen e tij shëndetësore.
Përformanca dhe rezultatet e dobëta të Real-it e shtojnë tensionin mbi shpatullat e ish lojtarit madrilen, tashmë trainer, përfshirë dhe humbjen në Kupën e Mbretit me Alcoyano-n; ekip i kategorisë së tretë.
Veç garës jo fort të suksesshme nëpër kampionate e kupa bashkë, një javë pas humbjes kundër Alcoyano-s, pasi këta të fundit u skualifikuan nga Super Kupa e Spanjës nga Athletic Bilbao; madrilenët, kampionët e La Liga-s presin në Bernabeo Deportivo Alaves edhe të zgjasin tetë fitoret rresht që kanë shënuar në shtëpi.
Real Madrid mbetet e dyta në klasifikim pas 18 ndeshjes dhe shtatë pikë larg udheheqjes së Atletico Madrid, të cilët presin të luajnë me Valencia-n këtë të diel./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com